- Subjekti i e-mailit është pjesa më e rendësishme:
Shëmbull i keq: "Përshendetje"
Shëmbull i mirë:"Ju konfirmoj takimin tonë më 17 Mars 2012, 09:30"Lexuesi duhet të ketë një ide rreth e-mailit vetëm duke parë subjektin e tij. Çdo herë që ata e shikojnë në inbox e-mailin tuaj, do ju kujtohet biseda për të cilën keni folur.
- Rreshti i parë i e-mailit duhet t'i drejtohet personit të cilit po i shkruajmë e-mailin:
Shëmbull: "Përshendetje Jonida", "E dashur Jonida Hoxha"
- Duhet të jetë një rresht bosh midis dy paragrafeve:
Shëmbull: "Arsyeja kryesore që duhet të mbani mend është që luleshtrydhet janë shumë të shijshme.
Por në disa raste, mollët dhe bananet janë konsideruar si të shijshme."
- Nuk duhet të ketë hapësirë midis shënjës së pikësimit dhe fjalës para se:
Shëmbull i keq: "Pas takimit tonë , isha shumë i/e lumtur ." (nuk duhet të ketë hapësira para pikës).
Shëmbull i mirë: "Kur koha është me shi, është mirë të pi një filxhan çaji të ngrohtë." - Duhet të ketë një hapësirë pas shënjave të pikësimit.
Shëmbull I keq: "Pas takimit tonë,isha shumë i/e lumtur. Kjo është arsyeja për të cilin po ju shkruaj ketë e-mail."
Shëmbull I mirë: "Pas takimit tonë, isha shumë i/e lumtur. Kjo është arsyeja për të cilin po ju shkruaj ketë e-mail."